Thursday, March 28, 2024

Iran: Ekzekutimi i Gjashtë të Burgosurve, Përfshirë një Grua, në Tre Ditë

Thirrje urgjente OKB-së dhe organizatave të të drejtave njerëzore që t’ua shpëtojnë jetën të burgosurve të dënuar me vdekje

I shqetësuar për shtimin e kryengritjeve shoqërore dhe për të krijuar një atmosferë terrori, regjimi klerikal vazhdon të kryejë ekzekutime, tortura, dhe arrestime të verbra e arbitrare. Nga 13 deri më 15 mars 2021, regjimi klerikal ka ekzekutuar të paktën gjashtë të burgosur në Mashhad, Zanjan, dhe Rasht.

Rezistenca Iraniane nxit Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Komisioneren e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, dhe organizata të tjera që mbrojnë të drejtat njerëzore, si dhe Bashkimin Europian, që të marrin masa urgjente për t’ua shpëtuar jetën të burgosurve të dënuar me vdekje, sidomos të burgosurve politikë. Rezistenca përsërit gjithashtu se është e nevojshme të dërgohet një mision ndërkombëtar i gjetjes së fakteve për të vizituar burgjet e Iranit dhe për t’u takuar me të burogsurit. Çështja e dhunimit të rëndë e sistematik të të drejtave njerëzore në Iran duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Liderët e regjimit klerikal duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada krime kundër njerëzimit.