Friday, March 29, 2024

Iran: E burgosura politike Mahin Akbari në grevë urie për të protestuar ndaj presionit të Ministrisë së Inteligjencës që t’i lutet Khameneit për falje

Mahin Akbari, një nga të burgosurat politike të viteve 1980 e arrestuar në shtator të këtij viti së bashku me disa mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ka qenë në grevë urie në burgun Lakan në Rasht që prej një jave. Ministria e Inteligjencës e regjimit dhe drejtori i burgut kriminal i kanë bërë presion asaj prej disa kohësh, duke e kushtëzuar lirimin me lutjen e Khameneit për “falje” dhe dënimin e MEK. Ajo megjithatë ka qëndruar e palëkundur, duke refuzuar të kërkojë ndonjë “falje” dhe duke theksuar se është e pafajshme dhe se duhet të lirohet.

Më pas, më 17 tetor, gjyqësori i mullahëve e dënoi znj. Akbari me një vit burg. Në shenjë proteste, ajo ka hyrë në grevë urie më 21 tetor dhe nuk ka pranuar të takohet me familjen e saj. Zonja Akbari është zotuar se do të vazhdojë grevën e saj deri në lirimin e saj pa kushte.

Zonja Akbari u arrestua edhe në vitin 2019. Ajo vuan nga sëmundje të ndryshme si tensioni i lartë dhe hernia diskale, e cila do të përkeqësohet më tej në burg.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Komisionerit të Lartë të OKB-së, Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe organeve dhe raportuesve përkatës të OKB-së, si dhe organizatave të të drejtave të njeriut, të ndërmarrin veprime për të siguruar lirimin e të burgosurve politikë që i nënshtrohen keqtrajtimit, torturave dhe ekzekutimit.

 

The political prisoner Mahin Akbari, on hunger strike since October 21 demanding her unconditional release