
”Dariush Bakhshi, kreu i repartit të të burgosurve politikë në Burgun e Urmisë, tha se të dy u transferuan sepse provokuan dy të burgosur.Ebrahimi sapo mbërriti në burgun e Marivanit filloi grevë urie dhe deklaroi se do të vazhdojë derisa të bashkohet me djalin e tij. Ai vuan nga sëmundje të ndryshme, përfshirë diabetin, dhe për të është kujdesur i biri Salar gjatë viteve të fundit.
Përveç torturës fizike, regjimi klerikal kërkon të shtypë rezistencën e të burgosurve politikë ose t’i torturojë ata duke i penguar të marrin trajtim mjekësor ose të hyjnë në spitale dhe duke i deportuar në burgje të largëta dhe të shkëputura.Rezistenca iraniane i kërkon Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera përkatëse që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shpëtuar jetën e këtyre dy të burgosurve politikë, veçanërisht të Ebrahimit, shëndeti i të cilit është në rrezik”.





