Tuesday, January 31, 2023

Iran: Bilanci Tronditës i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon Mbi 450,700

Coronavirus death toll in 547 cities had exceeded 339,400

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

 

  • Universiteti Mjekësor në Isfahan: Gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 381 pacientë të rinj me COVID-19, 30 kanë vdekur, dhe 2,085 persona janë aktualisht të hospitalizuar. (Agjencia e lajmeve IMNA, 7 tetor 2021)
  • Universiteti Mjekësor në Qazvin: Krahasuar me dje, ka një rritje me 46.2% në numrin e pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike në provincë, dhe një rritje me 40% në numrin e vdekjeve. (Agjencia e lajmeve Tasnim, 6 tetor 2021)
  • Universiteti Mjekësor në Shiraz: “Gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar në spitale 297 pacientë të rinj me COVID-19 në provincë. Numri total i hospitalizimeve për COVID-19 është 1,967. (Agjencia a lajmeve e Radio-Televizionit Shtetëror, 7 tetor 2021)
  • Universiteti Mjekësor në Kermanshah: Edhe pas pikut të përhapjes së COVID-19, bilanci i vdekjeve do të vazhdojë i lartë për disa ditë për shkak të një numri të madh pacientësh në gjendje kritike. (Agjencia e lajmeve Mehr, 7 tetor 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të enjten më 7 tetor 2021, se bilanci i vdekjeve nga COVID-19 në 547 qytete ka shkuar mbi 450,700.