Sunday, February 5, 2023

Familja e babait 27-vjeçar thotë se atë e kanë vrarë nën torturë në Iranin Perëndimor

Farhad VosuqiNjë 27-vjeçar është vrarë nën torturë në Burgun Qendror të Khorramabad, në Iranin perëndimor, ka thënë familja e tij duke folur me një organizatë të të drejtave njerëzore. Sipas Organizatës Hengaw, Farhad Vosuqi, i martuar dhe baba i një fëmije tre-muajsh, është torturuar dhe vrarë më 10 nëntor.

Vëllai i Farhad e ka konfirmuar raportin, duke thënë se i ka parë shenjat e torturës në trupin e vëllait të tij pas vdekjes. Farhad banonte në qytetin Nourabad të provincës Lorestan.

Një burim i informuar ka thënë se Farhad e kishin arrestuar tre javë më parë, duke e akuzuar për vrasjen e një personi të identifikuar si Hossein Juzi. Sipas burimit, atë e kanë mbajtur në izolim në Burgun Qendror të Khorramabad gjatë gjithë periudhës së burgosjes.

Hossein Juzi, një protestues dhe organizator i protestave mbarëkombëtare anti-qeveritare të nëntorit 2019 në Nourabad, ishte arrestuar në fshehtësi nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe më pas ishte vrarë, shton burimi. Farhad dhe vëllai i tij janë arrestuar për të “mbuluar gjurmët e IRGC-së”.

Vëllai i Farhad, Mostafa, është arrestuar tre muaj para kësaj ngjarjeje, dhe ndodhet aktualisht në burg.