Friday, March 29, 2024

Drejtësia iraniane dënon tre njerëz me goditje kamxhiku

 

Iran floggingDrejtësia iraniane ka dënuar sot tre njerëz me goditje kamxhiku për “pjesëmarrje në prishje të situatës ekonomike” në Qom, në jug të Teheranit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Mizan, këta tre persona janë identifikuar si Mehdi Darkhani, Mohsen Asadi, dhe Ali Karimian, të tre me pozicione drejtuese në një kompani ndërtimi në Qom.

Mehdi Darkhani, CEO i Kompanisë Anbouh Sazan Abtin Shokouh Parsian, është dënuar me 74 goditje, 20 vite burg, kompensim, gjobë, dhe konfiskim të pasurive të tij “të paligjshme.” Ai është përjashtuar gjithashtu nga anëtarësia në bordin e drejtorëve të kompanisë.

Mohsen Asadi është dënuar me 74 goditje, 12 vite burg, kompensim dhe gjobë, ndërsa Ali Karimian është dënuar gjithashtu me goditje kamxhiku, 16 vite burg dhe kompensim. Edhe atë e kanë përjashtuar nga anëtarësia në bordin e drejtorëve.

Kompania Anbouh Sazan Abtin është shpërbërë me urdhër të gjykatës dhe 18 drejtorë janë dënuar me burgim të gjatë.