
Në verën e vitit 1988, pas një fetwa nga lideri suprem i atëhershëm i regjimit, Ruhollah Khomeini, dhjetëra mijëra të burgosur politikë u dërguan në trekëmbësh. Nëntëdhjetë përqind ishin anëtarë dhe mbështetës të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Sipas fetvasë së Khomeinit, “Komisionet e Vdekjes” në të gjithë vendin u formuan me detyrën e likuidimit të të burgosurve që refuzuan t’i dorëzoheshin regjimit dhe qëndruan të palëkundur në besnikërinë e tyre ndaj MEK-ut. Nayeri u ul me presidentin aktual të regjimit Ebrahim Raisi në të ashtuquajturin “Komisioni i Vdekjes” në Teheran dhe ishte kryegjykatësi.
Pranimi i Nayerit nënvizon përsëri nevojën për të mbajtur përgjegjës regjimin gjenocidal të Iranit për krimet e tij kundër njerëzimit. Ngjitja e Ebrahim Raisit në presidencën e regjimit dhe fakti që të gjithë autorët e asaj masakre, si Nayeri, mbrojnë gjenocidin e 1988-ës vetëm sa nxjerr në pah krizën e zymtë të mosndëshkimit në Iran nën regjimin e mullahëve.
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar krizën e mosndëshkimit sistematik në Iran dhe të bejë përgjegjës regjimin iranian për krime të panumërta kundër njerëzimit.





