
Rasti më i fundit i shkeljeve të të drejtave njerëzore nga Teherani ishte ekzekutimi i Ruhollah Zam, një qytetar me banim në Europë. Ekzekutimi i Zam ishte vetëm një shembull i brutalitetit të regjimit dhe mospërfilljes totale të tij ndaj ligjeve ndërkombëtare.
Në shtator, regjimi vari kampionin kombëtar të mundjes, NavidAfkari, pavarësisht kritikave të forta globale. Navid-in e kishin detyruar nën torturë që të bënte një rrëfim të rremë dhe më vonë e ekzekutuan mbi bazën e këtij rrëfimi.
Krahas Navid-it, forcat e regjimit kanë vrarë mbi 1500 protestues gjatë protestave të mëdha të Iranit në nëntor 2019. Kur populli protestoi ndaj krizës ekonomike, forcat e sigurisë u përgjigjën me plumba. Në raportin “Duke Shkelur Njerëzimin,” të publikuar në shtator, Amnesty International zbulon rrëfime tronditëse torture e keqtrajtimi në burgjet iraniane kundër disidentëve, sidomos kundër mijëra njerëzve të arrestuar gjatë kryengritjes.





