
Vëllai i Farhad e ka konfirmuar raportin, duke thënë se i ka parë shenjat e torturës në trupin e vëllait të tij pas vdekjes. Farhad banonte në qytetin Nourabad të provincës Lorestan.
Një burim i informuar ka thënë se Farhad e kishin arrestuar tre javë më parë, duke e akuzuar për vrasjen e një personi të identifikuar si Hossein Juzi. Sipas burimit, atë e kanë mbajtur në izolim në Burgun Qendror të Khorramabad gjatë gjithë periudhës së burgosjes.
Hossein Juzi, një protestues dhe organizator i protestave mbarëkombëtare anti-qeveritare të nëntorit 2019 në Nourabad, ishte arrestuar në fshehtësi nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe më pas ishte vrarë, shton burimi. Farhad dhe vëllai i tij janë arrestuar për të “mbuluar gjurmët e IRGC-së”.
Vëllai i Farhad, Mostafa, është arrestuar tre muaj para kësaj ngjarjeje, dhe ndodhet aktualisht në burg.





