Sunday, February 5, 2023

Protesta të natës në Teheran dhe qytete të tjera

iran protests december 8Të mërkurën, më 7 dhjetor, në Teheran dhe qytete të tjera vazhduan protestat e natës. Njerëzit marshuan drejt sheshit Azadi në Teheran, marshim të cilin e kishin nisur në mesditë dhe e vazhduan deri në orët e vona të natës. Pavarësisht pranisë së madhe të Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF) dhe agjentëve të veshur civilë, njerëzit thërrisnin “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit” dhe makinat u binin borive në Rrugën Azadi në mbështetje të protestuesve. Forcat shtypëse sulmuan njerëzit në vende të ndryshme dhe hapën zjarr mbi ta duke përdorur armë me fishekë manovër.

Në disa rrugë, ata qëlluan në drejtim të dritareve të banesave të njerëzve që thërrisnin ose filmonin protestuesit. Përleshjet me forcat e sigurisë vazhduan dhe njerëzit ndezën zjarr në mes të rrugës Azadi.