Wednesday, February 1, 2023

Populli i Iranit zotohet të vazhdojë kryengritjen pas dy ekzekutimeve të protestuesve

Kryengritja e Iranit, që do të hyjë në muajin e katërt, po kalon në një fazë të re, ndërsa udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei dhe i gjithë aparati i mullahëve po përdorin brutalitetin e ekzekutimit të njerëzve që kanë dalë në rrugë për të praktikuar të drejtën e tyre të dhënë nga Zoti – liria e peotestimit.

Në më pak se një javë, i ashtuquajturi gjyqësor i regjimit ka kryer ekzekutimet e Mohsen Shekarit dhe Majidreza Rahnavard, të dy nën akuzat e sajuara për “Moharebeh” ose “duke zhvilluar luftë kundër Zotit”.