E djelë, 16 tetor 2016
NCRI – Kreu i komitetit të Anti-drogës, i anëtarësuar në sekretariatin e Këshillit të Gjykimit të Shëndoshë, Ali Hashemi tha se sipas statistikave, numri i njerëzve në vartësi është më shumë se 2 milion e 500 mijë e duke shtuar numrin e ” përdoruesve të drogave të sofistikuara ” numri arrin në 4 milionë.
Kreu i komisionit të anti-drogës gjithashtu shtoi se ka aktualisht 13 milionë punëtorë në vend nga të cilët 21 për qind e tyre vuajnë nga vartësia e drogës. Prandaj, ka vetëm 3 milion punëtorë të varur në vend. Duke llogaritur numrin e të ashtuquajturve “përdorues të drogave të sofistikuara”, apo të punëtorëve jo të varur; numri është shumë më tepër se vlerësimi i të dhënave zyrtare që japin një shifër prej 1 milion e 500 mijë.
Ali Hashemi konsideron papunësinë si një nga faktorët kyç në përhapjen e vartësisë në Iran. Ai gjithashtu tha se papunësia në disa qytete arrin në 80 për qind.
Pas luftës Iran – Irak, Ayatollah Khomeini theksoi se rindërtimi i dëmeve dhe pakësimi i varësisë ishte prioriteti i tij i dytë i madh në atë kohë. Udhëheqësi aktual suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, në një takim me drejtuesit e regjimit, gjithashtu foli për problemet sociale, e veçanërisht vartësinë dhe vuri në dukje se “këto çështje janë diskutuar me njëzet vjet vonesë.”
Ali Hashemi tha gjithashtu se ai ishte deputet i Shtabit të Kontrollit të Barnave të Iranit në kohën e Mohammad Khatamit. Në fund të kësaj presidence, numri i njerëzve në vartësi ishte 10 mijë. Në të kundërtën, qeveria e 10-të i dorëzoi postin Rouhanit me 335 mijë njerëz në vartësi. Nuk ka planifikim për kohën e lirë të njerëzve, sidomos për të rinjtë dhe adoleshentët, dhe kështu përhapet vartësia. Ministri i Kulturës dhe i Udhëzimeve Islame pranon se 70 për qind e popullsisë së Iranit shikon kanale satelitore dhe, sipas ligjit, të gjithë ato konsiderohen si kriminale.