Friday, September 13, 2024

Regjimi Iranit varë kolektivisht nëntë vetë

E Mërkur, 13 Korrik 2016
NCRI – regjimi fundamentalist i Irani vari nëntë të burgosur në mënyrë kolektive të mërkurën në burgun Gohardasht në Karaj, në veri-perëndim të Teheranit.
Tre nga të burgosurit e ekzekutuar janë identifikuar si Seyed Mohammad Taheri, Amir Khadem Rezaiyan dhe Saeid Ahmadi.
Viktimat ishin transferuar në izolim një ditë para ekzekutimit të tyre.

Më shumë se 270 anëtarë të Parlamentit Evropian nënshkruan një deklaratë të përbashkët mbi Iranin muajin e kaluar, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian për “gjëndjen ” në lidhje me Teheranin për përmirësimin e të drejtave të njeriut.
Deputetët të cilët ishin nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe nga të gjitha grupet politike në Parlamentit thanë se janë të shqetësuar për rritjen e numrit të ekzekutimeve në Iran pasi Hassan Rouhani mori detyrën tre vjet më parë si President.
Amnesty International në raportin e saj vjetor të 6 Prillit për dënimet me vdekje për 2015 shkruan: “Irani ka dënuar 977 persona me vdekje në vitin 2015, në krahasim me 743 të një viti më parë.”
“Vetëm Iran llogarit 82% të gjithë ekzekutimeve të regjistruara” në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha grupi i të drejtave të njeriut.
Ka pasur më shumë se 2400 ekzekutime gjatë qëndrimit Hassan Rouhani si President.Tha Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran në mars bëri të ditur se numri i ekzekutimeve në Iran në vitin 2015 ishte më i madh se çdo vit në 25 vitet e fundit. Rouhani ka mbështetur në mënyrë të qartë ekzekutimet si shembuj të “urdhërimeve të Perëndisë” dhe “ligjeve të parlamentit që i përkasin popullit.