E Enjte, 27 Gusht 2015
NCRI – Regjimi fundamentalist i Iranit të enjten ka varur një burrë në burgun qëndror të Sanandaj, Iranit perëndimor.
Njeriu, i identifikuar si Jamal Jaafari, kishte qenë i burgosur për katër vjet. Pasi u akuzua për vrasje.
Gjashtë të burgosur, përfshirë edhe një i burgosur politik Behrouz Alkhani, janë varur në burgun Orumieh, në Iranin perëndimore të mërkurën.
Të hënën, regjimi i mullahëve “ka varur një të burgosur 25-vjeçar i identifikuar si Husein Karimi në burgun Bandar Abbas, në jug të Iranit. Ai u akuzua për lidhje me ngarkim droge.
Prokurori i regjimit në provincën Mazandaran, në Iranin e veriut, të hënën tha se një i burgosur, i identifikuar vetëm me inicialet RF, u var në burgun Sari të dielën.
Një deklaratë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Zeid Rad Al Hussein më 5 gusht ka thënë: “Irani thuhet se ka ekzekutuar më shumë se 600 persona deri më tani këtë vit, ndërsa vitin e kaluar, të paktën 753 persona u ekzekutuan në vend.”