Vendet në rajonin e Gjirit Persik kanë të drejtë të jenë të shqetësuara në lidhje me regjimin e Teheranit që angazhohet në sjellje destabilizues në vendet e rajonit dhe është një “sponsor shtetëror i terrorizmit” tha të mërkurën presidenti amerikan Barak Obama.
Në një intervistë ekskluzive me gjuhën Arabe në të përditshmen Asharq el-Eusat, ai tha: “Irani në mënyrë të qartë angazhohet në sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese në vende të ndryshme në të gjithë rajonin. Irani është një shtet sponsor i terrorizmit. Ai ndihmon dhe përkrah regjimin e Asadit në Siri. Ai mbështet Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Rripin e Gazës. Ai ndihmon rebelët Houthi në Jemen.”
“Vendet në rajon kanë të drejtë të jenë të shqetësuar për aktivitetet e Iranit, veçanërisht mbështetjen e saj për dhunën brenda kufijve të vendeve të tjera”, tha Obama për gazetën
“Kur është fjala për të ardhmen e Iranit, unë nuk mund të parashikoj dinamikën e brendshme të Iranit. Brenda Iranit, janë udhëheqësit dhe grupe që për dekada të tëra kanë definuar veten në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë rajonalë. “
“Unë nuk jam duke u mbështetur në asnjë marrëveshje bërthamore për të ndryshuar atë. Kjo gjithashtu është e mundur që në qoftë se ne mund të të trajtojmë me sukses çështjen bërthamore dhe Irani do filloj të marrë lehtësime nga disa sanksioneve bërthamore, kjo mund të çojë në më shumë investime në ekonominë iraniane dhe më shumë mundësi për popullin iranian, të cilat mund të përforcojnë krahët e drejtuesve më të moderuar në Iran. Më shumë iranianë mund të shohin se angazhimi konstruktiv, jo konfrontues me bashkësinë ndërkombëtare është rruga më e mirë, “tha presidenti.