Itali: Konferencë për të mbështetur lëvizjen e “Drejtësisë për Viktimat e Masakrës së vitit 1988 në Iran”.

452

E hënë, 07 nëntor 2016

NCRI – Në përkujtim të 30 mijë martirëve të masakrës së vitit 1988 në Iran, në sallën kryesore të Universitetit Qendror të Sassarit u mbajt një konferencë për të mbështetur ” Lëvizjen për Kërkimin e Drejtësisë ” dhe për të dënuar ekzekutimet masive, si dhe shtypjen e grave nga ana e regjimit klerikal iranian.

Në këtë konferencë morën pjesë Kryetari i bashkisë i Sassarit, drejtori i Amnesty International dhe përfaqësuesit italianë. Po ashtu mori pjesë dhe mbajti një fjalim një delegacion i Rezistencës iraniane.
Hapja e konferencës u bë nga Dr Virginia Pishbin dhe u prezantuan të ftuarit dhe folësit.
Pas kësaj, këshilltarja për politikën dhe kulturën e kryetarit të bashkisë së Sassarit, Raffaella Sau përshëndeti delegacionin e Rezistencës iraniane dhe tha:. “Dua të shpreh mirënjohjen time për Shoqatën e të rinjve iranianë në Itali për zhvillimin e konferencës dhe i falënderoj ata që rezistojnë për të tërhequr vëmendjen në mbarë botën. Ju vlerësoj për aktivitetet tuaja të cilat formësojnë opinionin tonë publik kundër dhunës dhe gjenocidit në vendin tuaj. “
Në fillim të konferencës, anëtarja e Komisionit të Grave të NCRI, Elahe Arjmandi shpjegoi masakrën e vitit 1988 në të cilin 30.000 të burgosur politikë u ekzekutuan me një Fetva të Khomeinit. Ajo gjithashtu vuri në dukje rezistencën e dëshmorëve para trekëmbëshit, si dhe brutalitetin e Khomeinit dhe të komisionerëve të vdekjes.
Elahe Arjmandi po ashtu theksoi rolin e drejtuesve aktualë në masakrën e vitit 1988, si dhe valën e tanishme të ekzekutimeve. Ajo theksoi se këta liderë do të gjykohen dhe kjo është çfarë kërkojnë përkrahësit e Lëvizjes për Drejtësi.
Folësja e mëpasme në konferencë ishte Elham Zanjani. Ajo tha se regjimi i mullahëve shtyp gratë dhe roli i grave në Iran është për të dalë kundër fenomenit të fundamentalizmit i cili rrjedh nga sistemi i “velayat e Faqih” (Qeverisja e juristit islamik). Ndër 120.000 dëshmorët e rezistencës iraniane ka pasë një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash që ishin anëtare të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (MEK / PMOI).
Pavarësisht shtypjes së dhunshme, regjimi nuk mund të trembë të rinjtë. Të rinjtë janë frymëzuar nga lufta e grave udhëheqëse që ishin në ballë të demonstratave dhe protestave kundër regjimit klerikal.
Samira Nariman ishte folësja tjetër e cila foli në emër të Shoqatës së të rinjve iranianë në Itali dhe shpjegoi veprimtarinë e Shoqatës së të rinjve iranianë në Evropë dhe Amerikë për të mbështetur Lëvizjen e Kërkimit të Drejtësisë.
Në pjesën e dytë të konferencës, Dr. Stefania Fusco, dhe Dr. Maria Cristina Carta folën rreth ligjeve misogjine të regjimit të mullahëve, si dhe për shtypjen e grave në Iran si një bazë themelore e regjimit klerikal. Ato gjithashtu premtuan mbështetjen e tyre për Lëvizjen për Kërkimin e Drejtësisë dhe theksuan domosdoshmërinë e sjelljen së autorëve të masakrës së vitit 1988 para drejtësisë.
Folësi i fundit ishte kryetari i bashkisë i Sassarit, Z. Nicola Sanna. Duke vlerësuar konferencën e cila u mbajt për nder të dëshmorëve të lirisë, ai deklaroi se: “Përgëzoj zonjat që morën pjesë në këtë konferencë duke qenë se kryetarja e rezistencës iraniane është një grua dhe kjo përmban një koncept dhe mesazh të rëndësishëm. Gratë udhëheqin rezistencën në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe ato janë kampionet aktuale të lirisë dhe demokracisë.
Ne dhe qyteti ynë jemi në anën e luftëtarëve dhe revolucionarëve të lirisë. Mirëpresim delegacionin e Rezistencës iraniane dhe mbështesim luftën e tyre për liri dhe demokraci”.
Në fund të konferencës, Dr. Virginia Pishbin lexoi një deklaratë që dënonte masakrën e vitit 1988 dhe pas kësaj, pjesëmarrësit nënshkruan deklaratën.