E mërkurë, 21 Shtator 2016
NCRI – inteligjenca e regjimit iranian pengoi hetimin penal të çështjes për vrasjen e një të burgosuri nën tortura
Sipas raporteve, departamenti i inteligjencës i regjimit iranian në qytetin e Mahabad (në veriperëndim të Iranit) penguan ndjekjen dhe hetimin penal të çështjes për vrasjen e një të burgosuri nën tortura nga agjentët e inteligjencës.
Jalal Javanmard, 26, u arrestua të hënën 18 korrik të vitit 2016 nga ana e forcave të sigurisë të lidhur me zyrën e Inteligjencës në Mahabad dhe vdiq dy ditë më vonë nën tortura në burg. Departamenti i inteligjencës njoftoi se shkaku i vdekjes së tij ishte vetëvrasje dhe i tregoi familjareve se ata do të kthenin trupin e tij në familje vetëm nëse ata deklaronin se Jalal ka kryer vetëvrasje.
Më shumë se dy muaj pas incidentit, zyra e Inteligjencës në Mahabad deklaroi zyrtarisht me shkrim se ka penguar gjyqësorin për ndjekjen e rastit dhe njoftoi se kjo është një cështje sigure dhe kundër-revolucionare pasi familja e Jalal-së ka kërkuar një hetim dhe ndjekje të autorëve të këtij krimi.