E martë, 08 nëntor 2016
NCRI – Agjencia Mehr New e lidhur me Ministrisë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit iranian më 7 nëntor të vitit 2016 ka publikuar një raport në lidhje me skamjen dhe mjerimin e popullit iranian nën regjimin klerikal. Njerëzit janë aq të dëshpëruar sa që vënë fëmijët e tyre në ankand.
Në një pjesë të këtij raporti thuhet:
“Ka kohë që fëmijët po shiten dhe po bëhet një tendencë popullore në rrugë, por çfarë i bën njerëzit të shesin fëmijët e tyre?
Deri disa vite më parë, vendoseshin në rrugë disa lajmërime ku shkruhej: ” shitje e menjëhershme e veshkave” ose “shitje e gjakut të grupit O + ” e kështu me radhë. Shumë njerëz përpiqen të zgjidhin problemin e tyre me shitjen e veshkave. Megjithatë, mënyra e fshehtë e reklamave ka ndryshuar tashmë në qytetet dhe disa njerëz i vënë lajmërimet për ankand të pjesëve e tyre të trupit në muret e rrugëve.
“Shitja e fëmijeve të porsalindur” ose “shitja e fëmijëve” janë fenomene që po përsëriten papushim në këto ditë. Por ky fenomen është një ndodhi e re dhe faktikisht janë subjekte tërheqëse për mediat për t’i publikuar.
Shitje fetusi, urgjente!
“Një fetus që do të lindë për njëzet ditë do të shitet pasi nuk ka kushte të përshtatshme për t’u kujdesur për të . Urgjente!”
Kjo është përpjekja e fundit e një gruaje shtatzënë që ka vënë këtë fletë të shkruar me dorë në një mur në Rrugën Azadi në Teheran. Nga ana tjetër, një foshnje e porsalindur është braktisur në rrugë.
Një fotografi është qarkulluar në kanalet e mediave sociale me titull: “punëtorët e gjelbërimit kanë gjetur një vajzë të porsalindur në Rrugën 24-Metri në Ahvaz. Foshnja ishte braktisur pa rroba sot në 6 të pasdites.
Një tjetër shembull është fotografia që tregon një foshnje të porsalindur në mes të mbeturinave. Një nga punëtorët e ekipit të riciklimit të mbeturinave përshkruan me hidhërim historinë. Ai flet për fetuse që janë gjetur në qese mbeturinash.
Shitjet e fëmijëve në faqet e reklamave të internetit
Reklama nuk janë vetëm disa skica në muret e rrugëve. Gjithashtu mund të gjeni reklama për shitjes e foshnjeve në faqet e internetit. Në një nga këto, shitësja tregon historinë e saj: “Jam një grua 32-vjeçare dhe 4 muaj shtatzënë. Ata që nuk kanë fëmijë dhe duan të kujdesen për një fëmijë të lutem të më thonë. Kështu do të kenë.. një fëmijë. Jam një grua e vetme pa burim të ardhurash dhe nuk mund të rris një fëmijë.
“
Urgjente:
Një foshnje që pritet të lind për 20 ditë ofrohet për shitje pasi nuk ka kushte të mira për t’u kujdesur për atë fëmijë.
Shitja e foshnjave të porsalindura është një fenomen i rrallë
Kryetari i qendrës së marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Abbas Zareh në një intervistë me agjencinë Mehr News deklaroi: “shitja e foshnjave të porsalindura është një fenomen i rrallë. Nuk them se njerëzit nuk ishin në dijeni të incidenteve të tilla më parë dhe vetëm kanalet e mediave sociale e bënë atë të njohur; por them se këto raste kanë qenë në dispozicion në kohën e duhur edhe pse ata ishin të rralla “.
Nga shitja e foshnjave të sapolindura tek fëmijët 6-vjeçarë!
Në një prej reklamave, një vajzë 6-vjeçare është vënë në ankand. Babai i këtij fëmije ka thënë se dëshiron ta shesë fëmijën për të dhëne paratë e prikës së gruas së tij duke qenë se u divorcuan. Historia nuk është për foshnjat, por edhe për fëmijë 5-vjeçarë.
Djalë 6.5 vjeçar për shitje, dorëzimi në tetor 2016