Friday, March 29, 2024

Bota arabe dënon goditjen me raketa të Mekës së shenjtë nga grupe të afërta me regjimin e Iranit

E hënë, 31 tetor 2016

NCRI – Vendet arabe dënuan sulmet me raketa ndaj Mekës nga militantët Houthi të lidhur me regjimin iranian.
Bordi i dijetarëve muslimanë u shpreh se milicët Houthi dhe presidenti i rrëzuar i Jemenit, Ali Abdullah Saleh e përfundoi historinë e zezë në mënyrë të pafavorshme.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit Persik, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit dënuan milicët Houthi për hedhjen e një raketë balistike nga Jemeni për në Mekë.
Ministri i Jashtëm i UAE, Abdullah bin Zayed tha se regjimi iranian mbështet militantët të cilët goditën Mekën me raketë.
Nga ana tjetër, Bahreini dënoi ashpër aktet e militantëve në Jemen, të cilët nisën një raketë balistike drejt Mekës.
Në deklaratën zyrtare të Bahreinit lexohet: “marrja në shënjestër e një qyteti të shenjtë është një masë provokues kundër muslimanëve të të gjitha rajoneve dhe kjo është një vepër penale që i ka kapërcyer të gjitha kufizimet fetare, etike dhe humaniste.”
Ministria e Jashtme e Katarit gjithashtu lëshoi një deklaratë që dënon nisjen e një raketë balistike drejt Mekës. Deklarata dënon sulmin me raketa nga Houthisi dhe i konsideron ato masa fyese dhe provokative kundër miliona myslimanëve në botë.
Ndërkohë, ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al-Jubeir deklaroi se milicitë Houthis dhe Ali Abdullah Saleh mbështeten nga regjimi i Iranit dhe nuk hezitojnë për të marrë në shënjestër qytetin e shenjtë të Mekës, kiblën e muslimanëve.
Qeveria e Kuvajtit dënoi ashpër sulmin e Houthis-ve ndaj Mekës dhe në një deklaratë bëri të ditur se ky veprim ishte një fyerje për besimet e Ummetit islam dhe kjo lëndon ndjenjat e të gjithë muslimanëve në botë. Po ashtu është një përdhosje e Kiblës së myslimanëve.
Qeveria jordaneze kritikoi me forcë Houthis-ët se bënë një grusht shteti dhe sulmuan Mekën.
Ministri i Punëve të mediave dhe zëdhënësi zyrtar i qeverisë jordaneze, Mohammad al-Momani tha se dhunimi i vendeve të shenjta të Islamit, nuk do të arrijë paqen por do ta përfshijë të gjithë rajonin në flakë.
Qeveria egjiptiane së bashku me vende të tjera arabe dënoi ashpër sulmin e Houthisve ndaj Mekës dhe e quajti atë si një masë të papranueshme. Ministria e Jashtme egjiptiane lëshoi një deklaratë ku thuhet se masa e Houthis-ve ishte e rrezikshme, e paparë dhe fyese dhe ne nuk duhet të heshtim në lidhje me të.
Qeveria sudaneze gjithashtu dënoi ashpër sulmin me raketë të Houthis-ve ndaj Mekës. Khartoum në një deklaratë bëri të ditur se këto akte monstruoze nga Houthis nuk i sjellin asnjë përfitim Jemenit; por ajo ngjall emocionet e muslimanëve.
Qeveria palestineze po ashtu dënoi sulmin Houthis-ve ndaj Mekës dhe e quajti këtë masë si një “akt frikacak dhe fyes dhe jashtë kornizës etike të Islamit”.
Ministria e Jashtme e Marokut të premten ka dënuar masat brutale dhe të dhunshme të Houthis dhe iu referua atyre si një masë fyese që irriton muslimanët dhe dëmton paqen dhe stabilitetin e rajonit.